Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës për rikthimin e makinës së sekuestruar nga GJKKO. Aktualisht makina e Kejvina Kthellës po përdoret nga policia Rrugore.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 8 shkurt kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.
Në konkluzionet e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Bëhet fjalë për 5 pasuri të paluajtshme, 3 prej të cilave në emër të bashkëshortes së tij Marsela Çiça. Po ashtu, GJKKO konfiskoi dhe 2 automjete, njëri në emër të Redjan Rrajës dhe një Audi që i është sekuestruar personazhit të shoubizzit Kejvina Kthjella në nëntor 2019. Mes pasurive të konfiskuara është edhe një orë Rolex dhe 2750 euro.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Paske mbetur thate moj Kejvinke,nuk paske gjetur akoma nje Rraje tjeter qe te t'a zevendesoje,se Audi eshte vertete makine e mire,por jo aq sa te shpenzosh para per gjyq per t'a rimarre!
Përgjigju