Kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin! Pamjet e mbërritjes në Gjykatën e Fierit

FIER- Në Gjykatën e Fierit u shty seanca për Fredi Belerin, i cili pas betimit si eurodeputet kërkon lirinë me kusht. Gjyqtari Geni Gjyzari vendosi ta shtyjë senacën më 31 korrik për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sollën pamjet e mbërritjes së Belerit nga burgu i Fierit në Gjykatë. Ai qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari.

Kërkesa e tij për liri me kusht vjen pas betimit të tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Beleri, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Beleri ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 29/07/2024 10:13

    Hidrauliku i shemtuar dashka ta lirojne para kohe? Burg deri ne sekonden e fundit te denimit! Asnje tolerance per kete antishqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz