Kërkon nusen e humbur në ‘Pa Gjurmë’, 26-vjeçarja reagon live nga Belgjika: Më prostituove, sot më kërkon për paratë

Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai pohoi se ka humbur çdo kontakt me Esma Lezin, gruan me të cilën ka një vajzë 3-vjeçare. Lidhja e dashurisë me 26-vjeçaren nga Berati, e martuar dhe me një djalë, më të cilën u njoh nga rrjetet sociale mori fund në dhjetor të një viti më parë. Çifti janë prindër të një vajze që prej vitit 2018, ndërsa jetuan sëbashku deri në gusht të vitit 2021, kohë në të cilën Esmaja u largua drejt Gjermanisë. Ajo i lë vajzën në përkujdesje burrit duke ndërprerë çdo kontakt me ta. 44-vjeçari ngriti akuza të rënda, por pas transmetimit live ajo vendosi të reagojë. Fillimisht pati një komunikim me stafin emisionit ’Pa Gjurmë’ dhe sqaroi arsyen e vërtetë të largimit nga Shqipëria. Esma pranon se i ka dhënë fund lidhjes me Landin, i cili e detyroi të përfundonte në rrugë, si e vetmja mënyrë për të fituar para.

‘Ndarja nga vajza ime ishte shumë e vështirë, shikoja mbrapa dhe më dhimbte shpirti. Pas 3 ditë rrugë mbërrita në Belgjikë, ku më priste një shoqja e Landit. Ajo më thotë të filloja punë prostitute, në xhamat e Brukselit. E di që është e rëndë, as familjes time nuk i tregova. E kisha biseduar me Landin dhe ai ma kishte ngulitur në kokë se është e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria. Pranova për të punuar 3 muaj dhe më pas do të kthehesha. Dita e parë e punës ka qenë tmerri më i madh. Rregulli ishte që, lekët dhe klientët t’i shkruaje, aq sa paguanin fiks 200 euro për njeri. Landi ishte i kënaqur, sepse unë fitoja lekë, më jepte kurajo më thoshte: "Bravo zemra ime, po ia del kam besim tek ty, më ke bërë krenar". Çdo natë i dërgoja lekë me bankë sa herë më kërkonte Landi. Ju lutem mos më gjykoni pa e ditur të vërtetën, sepse bëhet fjalë për jetën time’, shkruante 26-vjeçarja

Puntatën e kësaj të marte, 26-vjeçarja e cila sot jeton në Belgjikë pranoi të fliste live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit, me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punon si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio i irrituar Landi Shehu i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit.

Esma Elezi: Më ka marr shumë malli për vajzën. I kam dhënë fund lidhjes me Landin që më 30 dhjetor të një vit më parë. Erdhën disa kërcënime nga ai, ndërkohë që unë isha në punë. Aty më kanë ardhur më kanë marrë dhe unë i dhashë fund më Landin. 
Landi Shehu: Të kam kërcënuar nga xhelozia. Unë të dua Esma. Nga dashuria të kam kërcënuar. Ti e di zemrën time, unë nuk mund të të vras dot ty.
Esma Elezi: E di zemrën tënde, por të njoha shumë mirë kush je
Landi Shehu: Ti je fryrë nga dikush
Esma Elezi: Jo nuk jam fryrë
Landi Shehu: Çfarë të keqe të kam bërë unë ty ?
Esma Elezi: Nuk dua të flas më me këtë. Nuk më lejohet të flas me këtë Odeta. Ka marrë fund mes nesh
Landi Shehu: Po si mund të rrija unë kur më thonin jeton me dikë tjetër
Odeta Dume: Çfarë ke menduar për fëmijët Esma ?
Esma Elezi: E kam parë vajzën në emision dhe kam menduar shumë edhe pse jam gjykuar rëndë, në rrjetët sociale. Unë betejës do t’i shkoj deri në fund për vajzën. Landi më ka kërcënuar se nëse i afrohem nuk do ta shoh më. Me vajzën time kam folur sa herë më është krjuar mundësia
Landi Shehu: Pse më ke marr inat ? Unë të kam dërguar edhe para
Esma Elezi: Unë kam filluar procedurat këtu dhe do marr vajzën, por nuk kthehem më në Shqipëri
Landi Shehu: Ti vajzën e ke braktisur
Esma Elezi: Jo nuk e kam braktisur
Landi Shehu: Ti e bën për letrst belge 
Esma Elezi: Para fëmijës nuk më interesojnë letrar
Landi Shehu: Pse nuk komunikon me mua
Esma Elezi: Ti e meriton, ia ke bërë vehtes. Që atë ditë që kam mbërritur në Belgjikë ia ke bërë gropën vetes tënde. Nuk dua të flas më me ty ia kam lënë gjithçka policisë
Landi Shehu: Vajzën e kam rritur vetë, eja merri paratë që ke dërguar. Unë nuk e e kam dëguar, ka ikur me dëshirë. Ajo ka patur atje dashnorë pafund. Ku i ke lekët meqë unë të paskam çuar për punë. Unë nuk e kam çuar për atë Zot.
Esma Elezi: Nuk dua të flas më me atë. Nuk më lejohet. Nuk mund t’ju them asgjë më. Unë e kam akuzuar për prostitucion Landin. Kaq mund të them.

Pas reagimit të 26-vjeçares, e cila deklaroi se tashmë ka denoncuar burrin në shtetin belg, 44-vjeçari mëson live se është nën hetim me akuzën për shfrytëzim prostitucioni pasi akuzave të ish-bashkëshortes.

Unë tani po e marr vesh se qenkam vënë nën hetim nga shteti belg për këtë akuzë. Në Belgjikë kam qëndruar 15 ditë për të kërkuar gruan time. Nuk e kam ditur ku ndodhej. Ajo i ka të gjitha shpifje për mua. Për atë, letrat janë gjëja më e shtrenjtë se familja. Tani jam më i qetë, se e kuptova që ajo është për letra atje. Unë e adhuroj ate njeri. Dua të kthehet por ajo ka marr një vendim fatal kundra meje. Shpresat e mia morën fund këtu sot. 

 

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHI: 20/04/2022 08:32

    RRac bariu Tepelene. Vetem Eltoni eshte burre gru ne Tepelene.

    Përgjigju
  • Kontakti: 09/03/2022 19:38

    Rrac e qmendur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion