Kërkuan para për të marrë kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin mbi 28 mijë dollarë në 13 orë
Shqiptari që u hodh nga ballkoni në New York me fëmijët dhe të motrën
28.310 dollarë kanë grumbulluar përmes donacioneve në Gofundme deri mëngjesin e të enjtes dy motrat e Florind Belliut që duan të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma totale që ato kërkuan nga publiku është 50 mijë euro, ndërsa me njoftimin që u hap vetëm 13 orë më parë, duket se janë në rrugë të mirë.
Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schwibe dhe Rayan.
GoFundMe është një platformë online ku individë, grupe apo organizata mund të kërkojnë e të mbledhin fonde për aktivitete dhe raste të caktuara.
Hallat kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve në kohën kur ende nuk është bërë e qartë mënyra se si ata të dy përfunduan të hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.
Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit. Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni. Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, - në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen e errësohet.
Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.
D.GJ/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2137
Lajme të tjera
-
Shtetet e Bashkuara në nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi
8 Prill, 16:03
-
Tërmeti 4.8 ballë lëkund ndërtesat në New York, më i madhi në 40 vjet! OKB pezullon takimin për Gazën
5 Prill, 18:00
-
U largua në ’97, familja e saj e persekutuar nga regjimi komunist! Njihuni me shqiptaro-amerikanen e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit
27 Janar, 18:57
-
Aksident tragjik në New York, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Një nga makinat kishte bombola gazi! Dyshohet për akt terrorist
2 Janar, 16:47
-
Rudy Giuliani shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje
21 Dhjetor 2023, 21:29
-
Sulm me thikë në Nju Jork, autori vret 4 persona dhe u vë flakën, plagos 2 policë para se të qëllohet për vdekje
3 Dhjetor 2023, 16:41
-
Nëntori Shqiptar në New York dekoron Richard Grenell
29 Nëntor 2023, 22:50
-
Gjykata e New York padit PepsiCo për ndotje plastike
17 Nëntor 2023, 09:50
-
Veliaj nga New Yorku: Mezi pres ta kthej Presidencën e Qyteteve të Ballkanit nga ana e Tiranës në një platformë inovacioni, kreativiteti dhe bashkëpunimi
16 Nëntor 2023, 19:25
-
Kompania amerikane provomon taksitë elektrike ajrore në New York, futen në punë në 2025
14 Nëntor 2023, 19:14
-
FBI sekuestron pajisje elektronike të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams
11 Nëntor 2023, 07:55
-
Rëndojnë 7 akuza mbi të, Ish-bosi i kriptove shpallet fajtor për mashtrimin e klientëve
3 Nëntor 2023, 09:55
Mos i jepni lek kesaj familje te cmendurish ,femijet ti marin familjaret e nenes ata ndihmoni.
PërgjigjuTek pershkrimi thote per t’i rritur dhe per te marre kujdestarine ligjore. Keta po behen gati per gjyq me te afermit e nenes me sa duket.
PërgjigjuFiks i duan parate qe te marrin me gjygj kujdestarine e femijeve. Se per ti ushqher ata merri. ndihma nga shteti.
Per mendimin tim motrat e atij te cmenduri skan te drejt kyjdestarie por vetem familja e gruas qe u vra nga ky psikopat
PërgjigjuNuk e di si funksionojne ligjet atje por vendimin per kujdestarine e merr vetem Gjykata.
PërgjigjuA kane te drejte morale ato ti mbajne femijet kur vellai i l tyre u nori nenen? Po te lexoni komentet e fqinjeve dhe deshnintareve ne nypost.com, aty thuhet qe gruaja ka rene dhe bashke me të edhe. nje perde me hekurin e perdes. Te gjithe shprehin dyshime qe ka patur konflikt deri ne renien nga lartesia. Femijet duhet ti mbajne nga ana e te emes.
Përgjigju