BAGDAD - Sekretari amerikan i shtetit John Jerry mbërriti sot në një vizitë surprizë në Bagdad, me qëllim fillimin e një turneu në Lindjen e Mesme për të kërkuar mbështetje në luftë ndaj shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Kerry do të takohet me kryeministrin e ri iraken Haider Al Abad, 48 orë pasi ai formoi një qeveri gjithpërfshirëse, e cila ishte si kusht për një mbështetje më të madhe nga SHBA dhe NATO.

Turneu i Kerryt do të vijojë me Arabinë Saudite dhe kryeqytetet e tjera arabe me qëllim takimin e fqinjëve syni të Irakut për të treguar solidaritet me Bagdadin. Forcat irakene dhe kurde, me ndihmën e nëdërhyrjeje ajrore amerikane kanë marrë kontrollin e disa zonave gjatë muajve të fundit. Një ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama tha se ai ka autoritetin e zgjerimit të veprimeve ushtarake kundër shtetit islamik në Siri dhe Irak, edhe pa miratimin e Kongresit.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Kongresit amerikan, Obama përjashtoi mundëisnë e një operacioni tokësor amerikan kundër ISIS, duke lënë të nënkuptohet një zgjerim sulmesh ajrore. “Gjatë muajve, ne jo vetëm do të ulim vrullin e ISIS, por do të degradojmë në mënyrë sistematike aftësitë e tyre; do të tkurrim territorin që ata kontrollojnë, dhe në fund të fundit ne po shkojmë për t’i mposhtur ata”.

Obama do të kërkojë nga Kongresi sa më parë autorizmin e armatosjes së forcave opozitare në Siri si dhe zgjerimin e sulmeve ajrore kudo ku ndodhen militantët e shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Mbrëmjen e vonë të ditës së sotme, presidenti Obama pritet të bëjë publike edhe strategjinë e SHBA-ve në luftën ndaj ekstremistëve islamikë të ISIS.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)