John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për 25 vjetorin e rënjes së sistemit komunist në 8 dhjetorin e vitit 1990.
Në urimin dërguar Shqipërisë, Kerry thotë se ë krye të këtij tranzicioni historik, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.
Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.
Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lirë.
Në fund të urimit, Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe papa Francesku kanë dhënë mesazhet e tyre për 25 vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, të cilat janë transmetuar në Konferencën që presidenti Nishani mbajti për këtë ditë.
Video-mesazh i Kancelares Angela Merkel
Të nderuar qytetare dhe qytetarë të Republikës së Shqipërisë, rreth dy muaj më parë, në Gjermani rikujtuam ribashkimin e vendit tonë para 25 vitesh. Asokohe – në vitin 1990 – edhe në Shqipëri shpërtheu dëshira për liri. Protestat studentore shënuan fundin e diktaturës në vendin tuaj. Të rinj të panumërt treguan një guxim të jashtëzakonshëm, i cili më në fund u shpërblye. Shqipëria u zhvillua në një demokraci pluraliste.
Pas një izolimi dhjetravjeçar, sot Shqipëria përçon impulse për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon. Në këtë drejtim angazhimi i Shqipërisë për krijimin e një rrjeti të përbashkët rinor ka karakter shembullor. Gjermania me shumë vëmendje ndoqi zhvillimin e Shqipërisë. Ne kemi marrëdhënie të ngushta dhe miqësore. Bashkëpunimi ynë ekonomik është i frytshëm. Gjermania e mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe tani ju shoqërojmë me këshilla dhe vepra konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sigurisht që kjo nuk është rrugë e lehtë. Por ju tashmë keni kapërcyer etapa të rëndësishme.
Do të gëzohesha shumë, nëse ju këtë e shikoni si nxitje për reforma të mëtejshme. Është e rëndësishme, para së gjithash, që të përmirësohen perspektivat e njerëzve të rinj në vendin Tuaj, sepse mbi ata bazohet e ardhmja e Shqipërisë.
Nga talentet e tyre varet çdo gjë. Mirëpo ata duhet të kenë mundësinë t’i shpalosin talentet e tyre. Shqipëria në 25 vitet e fundit ka bërë hapa të dukshëm përpara, kështu që edhe vendet tona janë afruar më shumë njëri-tjetrit. Gjermania edhe në të ardhmen do të jetë partnerja juaj e mirë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com