/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry përshëndeti sot "unitetin" e fuqive të mëdha për çështjen bërthamore iraniane, pas një jave negociatash me Iranin duke siguruar gjithashtu se Uashingtoni nuk do të nxitohet për të nënshkruar një marrëveshje.
"Nënvizoj se ne jemi të bashkuar në objektivin tonë, mendimin dhe vendosmërinë për të bërë gjithçka që programi i Iranit të jetë paqësor. Ky bashkim ka filluar të luajë një rol qendror", nënvizoi Kerry në sfondin e zërave për tensione brenda grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe, Gjermani).
"Ne nuk dëshirojmë çfarëdo lloj marrëveshjeje (...) Ne nuk nxitohemi", theksoi shefi i diplomacisë amerikane, pasi diplomatët evropianë kishin shprehur kohët e fundit skepticizmin e tyre rreth angazhimit të SHBA-së për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje për programin bërthamor të kundërshtuar të Teheranit.
"Është koha për të marrë vendime të vështira. Ne dëshirojmë një marrëveshje të mirë që e bën botën, SHBA-në dhe aleatët e tyre më të afërt, më të sigurt", theksoi John Kerry në një deklaratë të shkurtër.
/Shqiptarja.com