TIRANE- Të zgjidhesh anëtar i këshillit bashkiak në Shqipëri, mjafton të kesh një rreth miqësor jo shumë të madh. Në zgjedhjet e 21 qershorit rezulton se një numër shumë i madh këshilltarësh janë zgjedhur me vetëm 200 vota. Madje në shumë bashki ka dhe të zgjedhur me 127 vota. Dhe kjo vetëm se janë renditur në një parti politike e cila ka zhvilluar garën në koalicion me partitë e mëdha.

Kështu në Këlcyrë, FRD ka marrë mandatin e këshilltarit me vetëm 127 vota. Madje dhe vetë Partia Demokratike, forca e dytë më e madhe në vend ka marrë një mandat të këshilltarit me vetëm 12 vota. Ndërkohë dhe në Përmet ADK ka përfituar mandatin e Këshillit Bashkiak duke pasur 160 vota. Ndërsa PDIU në të njëjtën bashki ka marrë 167 vota, po duke u bërë pjesë e këshillit bashkiak.