Këshillat që nuk duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitamina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ulja e të infektuarve

TIRANË - Mjeku imunolog Genc Sulçebe jep këshilla të vlefshme se si të sillemi për të luftuar sa më mirë koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv ai i quan folklorizma përdorimin e qepëve apo hudhrave, ndërkohë që thekson se vitamina C duhet përdorur vetëm nëse ndihemi të sëmur. COVID-19 luftohet më së miri përmes një sistemi të fortë imunitar dhe për këtë kërkohet ushqim i ekuilibruar.  Nuk duhet të mungojnë ushqimet të pasura me proteina siç është mishi.

Ai thotë se shifra prej 174 të prekurve dhe 6 viktimave nuk duhet të na trembë apo të krijojë panik, pasi është një situatë e pritshme. Megjithatë, ai thotë se pritet të ketë ulje të rasteve brenda një muaji, edhe pse e gjitha është një situatë që nuk mund të parashikohet përsakohë virusi është i panjohur.

"Pritet që numri do të rritet, nuk është një rritje eksponenciale. Një pjesë e të sëmurëve, edhe duhet të shtrohen në spital, një pjesë edhe do dalin. Duhet të presim me durim deri kur do të kemi këtë pritje, do të ketë një moment për rritje maksimale, dhe do ketë një moment kur do duhet të presim uljen e numrit. Shpresojmë se do të kemi këtë ulje brenda një muaji, është mendimi im por është e paparashikueshme.

Duhet të dimë dy gjëra të njohura. Ky është një virus i panjohur për sitemtin imunitar të gjithë popullatës njerëzore, popullata të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, si reagojnë kinezët, italianët nuk presim të reagojnë edhe shqiptarët. Ne nuk dimë si do shkojë popullata shqiptare, do kuptohet vetëm në fund të epidemisë.

Ata që e kalojnë kanë imunitet të qëndrueshëm dhe nuk sëmurën më. Më tepër se gjysma nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, janë të shëndosh, është mirë se krijojnë imunitet dhe nuk sëmuren por është rrezik se e përhapin tek persona që sëmurën. 30% mund të kenë simptoma të lehta, dhe vetëm 15% kanë simptoma që kërkon të rrihet në shtrat. Në raste të rënda duhet të kemi ndihmën spitalore. Duhet ndërgjegjësim për të kuptuar këto shkallë të sëmundjes.

Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, duhet të kemi kujdes nuk ka nevojë të turremi të marrim medikamente se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar. Duhet të dimë që sistemi imunitar është eficent.

Personat që janë më të prekshëm mbi 60 vjeç dhe sa më tepër rritet mosha aq më tepër prekshmëria dhe rreziku bëhet i lartë. Faktorët e rrezikut janë sëmundjet e zemrës, tensioni i rritur, probleme të mushkërive të zgjatuara, ata që kanë diabet, dhe ato që marrim trajtime kundër sëmundjeve tumorale dhe ata që marrin kortizon. Është një kontingjent sëmundjesh kronike që janë më të rrezikuar. Këta duhet t'i ruajmë në mënyrë absolute, t'i mbajmë të izoluar edhe në shtëpi. Të rrinë larg edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që mund të shkojnë jashtë për arsye të ndryshme.

Që të funksionojë sistemi imunitar kërkon ushqim të ekuilibruar, dhe mënjanimin e stresit dhe panikut, që ulin imunitetin, dhe ulin reagimin në mënyrë të përshtatshme kundër virusit.

Është një fakt i njohur në gjithë literaturën mjekësore që fëmijët preken shumë lehtë, që e kalojnë si një grip i zakonshëm dhe pa asnjë komplikacion, deri në nën 15 vjeç. Nëse shfaqet një temperaturë mos ta çojmë ne pediatër e ambulancë, të bëjmë vetëmjekim. t'i japim lëngje, nëse e ka mbi 38 gradë temperaturën t'i japim paracetamol, ushqim të mirë, qetësi në shtrat dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Vitamina C ka vlerë nëse ne fillojmë të ndjejmë shenjat e sëmundjes, nëse marrim vitaminë C me dozë gjysmë gramë deri në 1 gram për disa ditë do të na lehtësojë disi sëmundjen, por nuk dihet se çfarë veprimi ka në këtë virus të ri. Vitaminat e tjera nuk ka arsye t'i marrim, se i kemi në nivele të mjaftueshme nëse ushqehemi mirë.

Mirë do ishte që në këtë moment të marrim ushqime të pasura me proteina të krijohen antitrupa, siç është mishi përshembull.

Hudhrat e qepët janë folklor më shumë sesa fakte të bazuara shkencërisht",  tha mjeku imunolog Genc Sulçebe

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zef Helmica: 29/03/2020 12:44

    "Vitamina C po i ndihmon pacientët kinezë me koronavirus, por media kryesore nuk do ta mbulojë këtë lajm, sepse të ashtuquajturit "gazetarë" janë të gjithë prostituta të biznesit farmaceutik" - shkruar prej Isabelle Z. me 12 mars 2020 dhe përshtatur në shqip prej Z.H. Sa herë që një trajtim natyral tregon disa shenja premtuese në trajtimin e shqetësimeve shëndetësore, ata që duan të përfitojnë nga shitja e farmaceutikëve fillojnë të punojnë jashtë orarit për të siguruar që lajmet të margjinalizohen. Ky është sigurisht rasti tani kur bëhet fjalë për vitaminën C dhe potencialin e saj për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga koronavirusi. Ashtu si tregimet që kanë filluar të vijnë nga Kina, në lidhje me atë se sa mirë vitamina C po punon te pacientët me pneumoni, burimet e lajmeve kryesore dhe rezultatet e kërkimit janë duke u tejkaluar me histori që paralajmërojnë njerëzit në lidhje me rreziqet e megadozave të vitaminës C. Dhe ndërsa askush nuk po rekomandon injektimin personal të vitaminës C në shtëpi, e vërteta është se edhe doza relativisht të vogla të vitaminës C, si ato që do të gjeni në një multivitaminë, kanë një ndikim. Ndërsa disa site interneti përpiqen ta hedhin poshtë këtë si "lajm të rremë", e vërteta është se shumë nga ata që po lavdërojnë vitaminën C janë mjekë tejet të kualifikuar dhe me përvojë mjekësore, që kanë lexuar studimet dhe kuptojnë shkencën që qëndron pas tyre - dhe shumë prej tyre janë dëshmitarë okular të këtyre rezultateve pozitive. Një grup që ka raportuar pa pushim për këtë çështje është "Shërbimi i Lajmeve Mjekësore Ortomolekulare" (http://orthomolecular.org/resources/omns/index.shtml), bordi redaktues i të cilit përbëhet nga dhjetëra mjekë, profesionistë të shëndetit dhe akademikë. Simbas informacionit të tyre, rreziku më i madh i koronavirusit të ri (covid-19) shihet te përparimi i tij në SARS dhe pneumoni. Dhe në këtë situatë vjen në ndihmë vitamina C. Në fakt, mjekët e kanë përdorur atë që nga vitet 1940 për të luftuar pneumoninë virale. Në rast se keni dyshime, merrni parasysh deklaratën zyrtare të bërë nga Spitali i Dytë i Universitetit Xi'an Jiaotong në Kinë, e cila rrëfeu se si katër pacientë me pneumoni të rënda të lidhura me koronavirusin ishin rikuperuar prej tij dhe tetë pacientë të tjerë tashmë ishin liruar nga spitali i tyre. Ata thanë që doza të larta të vitaminës C sollën rezultate të mira në aplikimet klinike dhe besojnë se duhet t'u jepet pacientëve që kanë pneumoni të rëndë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të jenë pranuar në spital. Ata theksuan gjithashtu se disa studime kanë treguar se doza e vitaminës C duket se lidhet me efekasitetin e trajtimit. Doza të larta të vitaminës C, shprehen ata, përmirësojnë nivelin antiviral dhe mund të parandalojnë dhe trajtojnë shqetësimet akute të frymëmarrjes dhe dëmtimin e mushkërive. Suksesi që po shihet në të gjithë botën në përdorimin e vitaminës C Rezultate të ngjashme janë parë në Korenë e Jugut, ku një doktor nga një spital në Daegu ka thënë se të gjithë anëtarët e stafit dhe pacientët e tyre kanë marrë doza orale të vitaminë C gjatë më shumë se një javë. Ata me simptoma gjithashtu kanë marrë 30,000 miligramë (30 gramë) vitaminë C, në mënyrë intravenoze. Mjeku raportoi që kjo ka ndihmuar disa pacientë të përmirësohen mbas vetëm dy ditësh, ndërsa shumica e pacientëve panë zhdukjen e simptomave të tyre mbasi kishin marrë vetëm një injeksion. Të paktën tre studime të njoftuara publikisht janë duke u zhvilluar për momentin në Kinë, me përdorimin e dozave të larta të vitaminës C, që po dërgohen në Wuhan me tonelata. Një mjek kinez, Dr. Richard Z. Cheng, tha së vitamina C nuk dëmton njerëzit dhe është një nga agjentët e paktë - dhe ndoshta i vetmi - që mund t'i mbrojë njerëzit prej infektimit nga koronavirusi, përveç trajtimit të tij. Sigurisht, ju nuk do ti shihni këto lajme në mediat kryesore, të cilat mbështeten (financohen) prej reklamave të korporatave të mëdha, fitimet e të cilave mund të kërcënohen nëse njerëzit fillojnë të shkojnë drejt trajtimeve natyrore. E njëjta gjë po shihet në onkologji, ku vitamina C me kohë po tregon dobishmërinë si një ilaç i fuqishëm kundër kancerit. Kjo mbështetet nga studime si ai i Universitetit të Salford-it, që tregon se vitamina C pengon rritjen e qelizave kancerogjene në laborator dhe është 10 herë më e fortë se ilaçet eksperimentale antikancerogjene, për shkak të aftësisë së vitaminës C për të shkaktuar vdekjen nga uria të qelizave kancerogjene. Eshtë shumë e papërgjegjshme nga mediat kryesore bllokimi i këtyre informacioneve kaq të dobishme për popullin. Kur dëgjoni histori të vitaminës C si të paefektshme në luftimin e koronavirusit, është e rëndësishme të merrni në konsideratë burimin dhe të shpenzoni disa minuta për të parë vetë studimin, në mënyrë që të merrni një vendim të informuar. Referenca: https://www.newstarget.com/2020-03-12-vitamin-c-helping-chinese-coronavirus-patients-mainstream-media-wont-cover-it.html

    Përgjigju
  • Kafsha Vlore: 26/03/2020 15:08

    Kur të na thone me saktesi sebç farë ashte ky virus, organik apo jo, atehere të dime si të pozicionohemi. Nqse nuk eshte organik, pra nqse virusi nuk permban jetë, nuk eshte I gjalle por industrial, atehere pa merke pa s merke vitamina, pa qenke pa s qenke i fortë, po hyri do te aktivizohet. Mos harroni Dolly-in, delen eksperimentale. Mos eshte gje koha qe tani gjenetistët injektojnë “viruse-informacionë” në DNA-në tonë?

    Përgjigju
    • Diana: 29/03/2020 12:26

      Faleminderit doktor. Ne kete moment kemi shume nevoje per keshillat tuaja. Respekte

    • Kafsha Vlore: 27/03/2020 07:08

      Ikni more fshatarë mesoni të lani ndonjehere dhembet se u jane kalbur

    • gezimi: 26/03/2020 16:23

      ti qenka budalla fare

    • Rapo hekali: 26/03/2020 16:17

      O Kafsha qenke dhe virolog e gjenetist tani?Po shko mor injorant shiko nanje telenovel turke mos komento gjera qe nuk kupton

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë