Këshilli Bashkiak i Tiranës shtyn projektvendimin për banesat sociale
TIRANE, 6 Mars/ATSH/- Këshilli Bashkiak i Tiranës nisi të premten pasdite mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i listës së familjeve që do të përfitojnë banesa sociale si dhe familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje. Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe një ndryshim në buxhetin e […]
TIRANE, 6 Mars/ATSH/- Këshilli Bashkiak i Tiranës nisi të premten pasdite mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i listës së familjeve që do të përfitojnë banesa sociale si dhe familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe një ndryshim në buxhetin e vitit 2015, përmes të cilit do të mundësohet shtimi i një fondi prej 230.6 milionë lekësh. Sipas projekt vendimit të paraqitur nga Bashkia e Tiranës, 99.3 milionë lekë janë fond i mbartur nga viti 2014, ndërsa 131.2 milionë lekë janë shtesa në transfertën e pakushtëzuar për vitin 2015.
Referuar p/vendimit për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë banesa sociale, në total janë marrë në shqyrtim 520 dosje, por 340 prej tyre nuk përmbushin kriterin e të ardhurave.
Ky vendim u shty me 10-15 ditë pas kërkesës së këshilltarëve të majtë për të patur listën me 385 përfituesit e apartamenteve që ndodhen në Shkozë
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, theksoi se janë 520 familje me statusin `të pastrehë` që kanë aplikuar për banesa. Sipas tij 340 familje kishin mungesë dokumentacioni. Nga këta, tha ai, vetëm 177 aplikime kishin dokumente të rregullta e janë përzgjedhur, ndërsa 70 familje janë përzgjedhur për garzionere. Gjithashtu, vijoi Bozdo, 33 familje me persona me aftësi të kufizuara e kanë përfituar../a.gjonaj/ /a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09