Këshilli i Evropës: Po ndjekim çfarë po ndodh para zgjedhjeve, jemi në Shqipëri përmes vëzhguesve të OSBE/ODIHR

Këshilli i Evropës: Po ndjekim çfarë po ndodh para zgjedhjeve, jemi në Shqipëri përmes vëzhguesve të OSBE/ODIHR

Këshilli i Evropës thotë se ka të gjithë vëmendjen ndaj situatës para zgjedhore në Shqipëri, mbi atë se cfarë po ndodh me opozitën joparlamentare që ka vijuar protestat për të mos lejuar procesin e 30 qershorit. Përmes një deklarate nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, thuhet se zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, dhe të jenë me standarde. 

Kështu, edhe Këshilli i Evropës i jep një tjetër goditje opozitës, PD-së dhe LSI-së që po tentojnë të bllokojnë procesin e 30 qershorit duke i bërë bllokadë qendrave të votimit, e duke paralajmëruar se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me KZAZ-të dhe qendrat e numërimit. 

"Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri", shprehet  zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës duke përgënjeshtruar kështu deklaratat e kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të LSI-së të cilët gjatë ditës së djeshme thanë se KiE tërhoqi vëzhguesit nga monitorimi i zgjedhjeve në Shqipëri. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja