Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet do të mblidhet ditën e dielë në orën 16:00 në kryesinë e kuvendit për të diskutuar mbi urdhër arrestin e dytë të lëshuar nga prokuroria ndaj deputetit Mark Frroku, për të cilin ka një urdhër arresti ndërkombëtar për një çështje gjyqësore në Belgjikë.
Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se gjatë ditës së sotme, Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.
"Për rrjedhoi në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftojmë se Kryetari Kuvendit ka vendosur që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, që do të shqyrtojë kërkesën dhe relacionin shoqërues për dhënie autorizimi për arrestimin, ose heqjen e lirisë, të mbahet ditën e dielë, datë 29.03.2015. ora 16.00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", thuhet në njoftimin zyrtar.
Deputeti i Qarkut të Shkodrës, sipas shkresës së Prokurorisë akuzohet për një vrasje në Belgjikë gjatë vitit 1999 dhe për të cilin është dënuar me 10-vite burg. /atsh/
/Shqiptarja.com