Këshilli në Shkodër, për “inat” të
Tomës LSI çon PS në vend të tretë
Të majtën nuk po gjejnë qetësinë e duhur në kryeqendrën e Veriut, në bashkinë e Shkodrës dhe bashkitë e tjera të këtij qarku, pasi përplasjet e shënuara brenda së majtës për shkak të përjashtimit të ish-deputetit socialist Tomë Doshi janë reflektuar dhe në zgjedhjet për këshillat bashkiakë në këtë qark të rëndësishëm.
TIRANE - Të majtën nuk po gjejnë qetësinë e duhur në kryeqendrën e Veriut, në bashkinë e Shkodrës dhe bashkitë e tjera të këtij qarku, pasi përplasjet e shënuara brenda së majtës për shkak të përjashtimit të ish-deputetit socialist Tomë Doshi janë reflektuar dhe në zgjedhjet për këshillat bashkiakë në këtë qark të rëndësishëm. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës ka dalë në vend të dytë në qarkun e Shkodrës përsa i përket votave për këshilltarët bashkiakë duke nxjerrë Partinë Socialiste në vendin e tretë, referuar gjithnjë numërimit të votave deri ditën e djeshme.
Përplasja me Metës dhe Doshit dhe akuzat e ndërsjella mes tyre me sa duket nuk kanë dëmtuar LSI, por kanë dëmtuar më shumë PS për këshillat bashkiake por dhe për kandidaten Keti Bazhdari e cila ka humbur me një rezultat shumë të thellë përballë kandidates demokrate
Voltana Ademi. Vendin e parë në qarkun Shkodrës porsa i përket mbështetjes për këshillat bashkiakë e mban Partia Demokratike, e cila ka një rezultat deri mbrëmë vonë në kufijtë e 30 përqindshit.
Ndërkohë që LSI dhe PS ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me një pikë diferencë, pra me 13 dhe 12 për qind. Ndërkohë që në kryeqendrën e Veriut, PS është parti e dytë për nga mbështetja, ka humbur pikë në bashkinë e Pukës, teksa në kufijtë e 20 përqindshit është PKD e Mark Frrokut, e cila ka bërë dominancën në këtë bashki veriore. Por dhe në bashkinë e Vaut të Dejës demokratët kanë ruajtur mbështetjen, duke mbajtur vendin e parë të ndjekur nga socialistët dhe pas tyre sërish LSI.
E cila pavarësisht mbështetjes që ka pasur kjo baski nga Tomë Doshi nuk ka dalë pa vota, duke tejkaluar 7 për qindshin e mbështetjes për këshillat bashkiakë. Çka tregon se debatet që kanë shpërthyer mes tyre nuk kanë ndikuar aspak në rezultatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Shkodrës, duke marrë mbështetjen maksimale dhe duke nxjerr Partinë Socialiste në koalicion në vendin e tretë për sa i përket votave për këshilltarët bashkiakë.
Ndërkohë që vihet re se partitë e djathta kanë pasur një rritje të konsiderueshme në këtë qark, ku PKD e Mark Frrokut, PDK e Nard Ndokës, AAK e Gjetë Ndojt parti në koalicion me mazhorancën po dhe ballistët, republikanët, FRD e Topit dhe PDS e Milos kanë marrë një mbështetje të fortë në këtë qark, duke i bërë akoma më të larmishëm këshillat bashkiakë me një pjesëmarrje të gjerë të të gjitha partive politike.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.8%
Vota total: 578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08