Këshilltarët e LSI, ku mund të
bllokojnë kryebashkiakët e PS

Këshilltarët e LSI, ku mund të<br />bllokojnë kryebashkiakët e PS
Partia Socialiste drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë 33 nga bashkitë e vendit, pa llogaritur këtu bashkitë e fituara nga PDIU, MEGA, partia e maqedonasve apo LSI-ja, parti të cilat ishin bashkë në koalicionin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Ky koalicion i gjerë kishte bërë të mundur, që deri më tani, PS të mos kishte probleme në këshillat bashkiakë dhe iniciativat e kryebashkiakëve të miratoheshin, e kryesisht buxhetet. Edhe pse në koalicion qeverisës, herë pas here, LSI bashkonte votat me PD-në ose bëhej bllokadë për disa raste.

Por tani, kalimi i LSI-së në opozitë zyrtarisht është një alarm për punët e bashkive në vend, të cilat drejtohen nga socialistët, aq më tepër nëse Partia Demokratike do të qëndrojë në pozicione të forta opozitare dhe nuk do të bashkëpunojë me PS-në. Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfaqësim të fortë në të gjithë këshillat bashkiakë, duke lënë hapësirën e mundshme të bllokimit të punëve të bashkisë, ku PS nuk e ka shumicën e vetme thuajse në asnjë bashki.

Megjithëkëtë, votat në këshillat bashkiakë janë të shpërndarë dhe të copëtuar mes partive të vogla jo parlamentare, duke lënë të hapur mundësinë e një rikompozimi të ri mes parlamenteve vendore. Vetë LSI drejton tani 7 bashki, ku përsëri është e mbërthyer nga këshilltarët e PS-së: Berat, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, Përrenjas, Gjirokastër dhe Delvinë. Në bashkinë Poliçan ku PS drejton me Adriatik Zotkajn, PS ka shumicën, 8 nga 15 këshilltarë ku LSI ka vetëm 3.

Kjo bashki është e pavarur. Por tek Ura Vajgurore, Juliana Memaj ka me PS vetëm 6 nga 21 këshilltarë dhe LSI ka 5vota përcaktuese. PD ka shumicën në bashkitë Bulqizë, Klos edhe Mat, e po ashtu edhe në Dibër që kryetari është i PS. në Durrës Vangjush Dako e ka punën e vështirë, sepse nga 51 këshilltarë, LSI ka 13 dhe PS vetëm 16 që s’përbëjnë dot shumicë.

Në Krujë Artur Bushi ka vetëm 5 këshilltarë të PS nga 31 dhe LSI ka 6. PS ka nga dy këshilltarë në Shijak e Belsh, nga 21 të tillë. LSI përsëri është përcaktuese. Në Elbasan LSI ka 10 këshilltarë, nga 51 dhe Qazim Sejdini ka vetëm 16 vota nga PS.

Në Gramsh, Peqin dhe Librazhd këshilli është i shpërndarë dhe është e paqartë se si vendosen balancat. Në qarkun e Fierit, PS nuk ka e vetme shumicën në asnjë bashki, teksa LSI 1/3 e votave në Divjakë, Fier, Lushnjë, Patos, Roskovec.

E njëjta situatë është në qarkun e Gjirokastrës, ku LSI ka më shumë këshilltarë se PS në Këlcyrë apo Memaliaj. As në bashkitë e qarkut Korçë    PS nuk mund ta bëjë dot shumicën e këshilltarëve të bashkive e vetme, ndërsa në Has, e ka shumicën PD.

PS dhe LSI kanë numër të barabartë anëtarësh, por asnjëra shumicën në Kurbin, Mirditë, Fushë-Arrës dhe Malësi e Madhe. Në Pukë, edhe pse ka bashkinë, PS ka vetëm 1 këshilltar nga 15, ndërsa LSI ka 3. Në Tiranë Erion Veliajn duket se e pret një punë e vështirë bindëse, pasi nga 61 këshilltarë, LSI ka 13, dhe PS 25 që nuk janë gjysma. PS nuk ka shumicë as në Himarë, Sarandë dhe Vlorë.

keshilltaret e lsi

keshilltaret e lsi

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre