Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga tragjedia e regjistruar një javë më parë në Australi, ku 'kështjella' me tullumbace u ngrit 10 metra në ajër për shkak të erës së fortë. 11-vjeçari Chace Harrison humbi jetën në spital, pasi mbeti i plagosur rëndë si pasojë e aksidentit.
Ai ishte një nga 9 fëmijët që po luanin mbi 'kështjellë', në momentin që ajo u ngrit nga era. 3 fëmijët e tjerë që mbetën të plagosur janë ende në spital, me plagë të rënda, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
5 viktimat e tjera të aksidentit janë: Addison Stewart 11 vjeç, Jalailah Jayne-Maree Jones 11 vjeç, Jye Sheehan 11 vjeç, Peter Dodt 12 vjeç dhe Zane Mellor 12 vjeç.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa dyshimet janë se 'kështjella' me tullumbace nuk ishte e fiksuar mirë në tokë, duke bërë që të ngrihej në ajër nga era.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)