Partia Demokratike ka vijuar dje akuzat e saj për sulmin ndaj deputeti Strazimiri. Këtë herë ishte deputeti Roland Keta i cili akuzoi kryeministrin Rama duke shprehur se ai ka futur krimin në parlament.
“Edi Rama ka hyrë në ditën e 37 të heshtjes, duke treguar me kryeneçësi se dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës, se inkriminimi i parlamentit, janë për të normalitet. Për Edi Ramën nuk është arsye e mjaftueshme të reagojë kur instrumentet e tij të dhunës detyrojnë Partinë Demokratike të ndërpresin marrëdhëniet me parlamentin. Nuk është arsye për Edi Ramën për të reaguar, as kur mësohet botërisht se ai i ka dhënë mandatin dhe imunitetin e parlamentarit, Arben Ndokës, të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi. Edi Rama është vetë autori i këtyre dy akteve të rënda në historinë e Kuvendit tonë”,- tha Keta.
/Shqiptarja.com