Këtë të diel ndërroi ora
akrepat kthehen 60 minuta pas

Këtë të diel ndërroi ora<br />akrepat kthehen 60 minuta pas
Dëshironi të flini dhe pak mëngjeseve? Këtë të diel në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat u zhvendosen 60 minuta mbrapa. 

Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin më mirë të dritës diellore dhe kursimin e energjisë elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u aplikua ne vitin 1966 dhe u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
 
Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.


nderron ora

Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime pretendohet se ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për qytetarët.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për orën verore.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital