Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka hedhur poshtë raportin e publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që pretendon se KFOR u mor vesh me sulmuesit e 24 shtatorit 2023 në Banjskë që të ikin nga kishin ardhur.
Në reagimin e KFOR-it thuhet se është e pasaktë pjesa ku në raport thuhet: “Duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit [luftëtarët serbë] në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë”, kjo në lidhje me agresionin që ndodhi në Banjskë në shtator të vitit 2023.
“Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara. Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhet në reagimin e KFOR.
Ndër tjera, theksohet se pas Basnjkës dhe zhvillimeve gjatë vitit të kaluar, KFOR-i e ka shtuar numrin e ushtarëve.
“NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, ka thënë KFOR.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.6%
-
Të gabuar
3.5%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 708
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
21 Korrik, 16:23
-
Kosovë/ Hidhet granatë në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen 2 makina! Kurti: Sulm kriminal, Serbisë nuk i leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë
21 Korrik, 15:41
-
‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik
20 Korrik, 14:01
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim
18 Korrik, 08:53
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
17 Korrik, 15:54
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë
17 Korrik, 13:36
-
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
17 Korrik, 09:57
-
Tajlanda heq vizat për Kosovën! Kurti: Pasaporta jonë po vazhdon të fuqizohet
17 Korrik, 08:02
-
Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive
16 Korrik, 19:35