Situata e krijuar me reth 9 familje rome, në qytetin e Elbasanit, ka shkaktuar reagimin edhe të insitucioneve europiane. Ditën e sotme ishte vetë komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks. Në një postim në rrjetin social Twitter, ai shprehet i shqetësuar për gjendjen e romëve në qytetin e Elbasanit, por gjithashtu u bën thirrje autoriteteve të zgjidhin problemin e strehimit.
"Jemi të shqetësuar për gjendjen e komunitetit rom në Elbasan. Në I bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë strehim për këtë komunitet dhë ti garantojnë të gjitha të drejtat, si i parashikojnë ligjet." Muižnieks

Që nga fillimi i ndërtimit të unazëz së re Elbasan, 9 familje rome ajnë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkia ka vendosur që tju paguajë mesatarisht nga 10 mijë lekë të reja për qeratë e shtëpive, deri në transferimin e tyre në banesat sociale. Por anëtarët e komunitetit kundërshtojnë shifrën duke e konsideruar si shumë të ulët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO