Kiev, Mac Thornberry: Konflikti në Ukrainë kërcënimi më i madh që prej 1945-s

/ATSH-AFP/ - Konflikti në Ukrainë është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, konfirmoi sot një anëtar i Kongresit amerikan, në vizitë në kryeqytetin ukrainas duke i bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama të furnizojë me armë Kievin.
"Ka shumë situata të rënda në botë. Asnjë mes tyre nuk është më e rëndësishme se ajo që ndodh në Ukrainë sot", deklaroi presidenti i Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës së përfaqësuesve, William Mac Thornberry, në një konferencë shtypi.
"Ky konsiderohet kërcënimi më domethënës për paqen dhe stabilitetin që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore", shtoi Thornberry, i cili takoi gjatë vizitës së tij presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.
Dhoma e përfaqësuesve kishte votuar masivisht javën e kaluar në mbështetje të një rezolute duke i kërkuar presidentit amerikan, Barack Obama për të furnizuar Ukrainën me armë për t'u vetëmbrojtur kundër agresionit rus.
Rezoluta 348-48 u miratua nga një pjesë e madhe e republikanëve dhe demokratëve duke rritur presionin ndaj administratës Obama që të mos shtyjë furnizimin e armë dhe materiale ushtarake të rënda të forcave të Kievit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret