/ATSH-AFP/ - Suedia do t'i japë një kredi prej 100 milionë dollarësh Ukrainës, ekonomia e së cilës është përkeqësuar pas dy vitesh në recesion dhe një konflikti të armatosur në lindjen separatiste, njoftoi sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.
"Qeveria suedeze ka vendosur t'i japë Ukrainës një kredi prej 100 milionë dollarësh", deklaroi Poroshenko në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin suedez, Stefan Lofven, në vizitë në Kiev.
Poroshenko theksoi se detajet teknike lidhur me këtë kredi do të shqyrtohen më vonë.
Ky njoftim u bë ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar do të shprehet sot për akordimin e një programi të ri kredish për Ukrainën, me vlerë prej 17,5 miliardë dollarësh në katër vjet./atsh/