Sot forcat ruse kanë humbur më shumë se 220 ushtarë, qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, në betejën për të pushtuar Bakhmutin. Këtë e deklaroi Serhiy Cherevaty , zëdhënës i grupimit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës. 

“Gjatë luftimeve u vranë 221 armiq dhe u plagosën 314”, tha ai.

Zëdhënësi tha se kishte 53 angazhime në zonë gjatë ditës, duke përfshirë 23 brenda qytetit të shkatërruar, duke shtuar se forcat ruse bombarduan frontin e Bakhmutit 157 herë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Britania: Rusët kontrollojnë pjesën lindore të Bakhmutit, Ukraina e mban perëndimin! Patriarku, Krill thirrje Papës: Ndaloni dëbimet nga manastiri në Kiev