Kievi pezullon ofensivën në lindje të vendit

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan pezullimin e ofensivës në lindje për një ditë për të lejuar ekspertët ndërkombëtarë të shkojnë në vendin e aksident të avionit malajzian, MH17 që u rrëzua më 17 korrik dhe ku humbën jetën 298 persona, në rajonin e Donetskut. Vendimi vjen nga Kievi, ku sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e ka parë të nevojshme të ndalojë luftimet në zonën në të cilën ndodhen rrënojat e avionit. Ushtarët ukrainas janë në dijeni që autoritetet ukrainase kanë pezulluar ofensivën, por janë gati t'u përgjigjen zjarrit në rast se ka sulme në vendndodhjen e tyre./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)