Njësitë e brigadës Tabria të forcave ukrainase kanë çliruar 8 vendbanime në dy javët e fundit të luftimeve në drejtimet Berdiansk dhe Melitopol.
Kështu bëri me dije zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
Këto janë fshatrat Novodarivka, Levadne, Storozheve, Makarivka, Blagodatne, Lobkove, Neskuchne dhe Pyatikhatki.
"Në përgjithësi, njësitë në sektorin Tavria kanë avancuar deri në shtatë kilometra në territorin armik - shtoi ai -. Zona e çliruar në jug është 113 kilometra katrorë".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Rreth 500 viktima nga shembja e digës në Kakhovka! NATO: Dyert e hapura për Ukrainën, por nuk do të flasim për këtë në samitin e ardhshëm









