SANTIAGO, 5 prill /ATSH-AFP/ - Bilanci i përmbytjeve dhe i rrëshkitjeve të tokës nga shirat e rrëmbyerqë kanë përfshirë vendin latinoamerikan arriti në 25 të vdekur dhe 125 të zhdukur, në ndërkohë që autoritetet kanë evakuar më shumë se 30 000 persona, njoftuan burime lokale.
Rajoni i Atakamas, 800 kilometra në jug të Santiagos është më i prekuri, sipas autoriteteve.
Presidentja e vendit, Michelle Bachelet anuloi pjesëmarrjen e saj në Samitin e Amerikave pikërisht për këtë arsye.
Ajo ka urdhëruar dislokimin e shumë policëve dhe ushtarëve në zonat e prekura nga përmbytjet./ a.jor.