KILI- Shkencëtarët kanë zbuluar një varrezë gjigande me të paktën 46 specie dinozaurësh me skelet të plotë në rajonin e Patagonias në Kili, pas shkrirjes së akujve që nxorën të dhëna të reja rreth krijesave prehistorike në Amerikën e Jugut.
 
Në Parkun Nacional të “Torres del Paine” janë ekspozuar qindra skelete antike mbi 5 metra të lartë nga lloje të ndryshme speciesh dinozaurësh, të zbuluar në një akullnajë pranë zonës. Ekspertët kanë përcaktuar në bazë të të dhënave se këto dinozaurë janë zhdukur 99 milionë vite më parë.
 
Përgjegjësi paleontolog i Muzeut Ndërkombëtar Historik Natyral, Christian Salazar tha se specia e fosileve që kanë zbuluar quhen ithjozaur (ichthyosaur) dhe me term rajonal antropologësh quhen ndryshe “speciet e murrme”. Ata janë fosile të mëdha dhe të plota me karakteristika unike dhe kanë jetuar nga periudha e Triasikëve në periudhën e Kretakëve, duke u klasifikuar nga antropologët si speciet e dyta në botë më të rëndësishëm të dinozaurëve.
 
Këto krijesa emri grek i të cilëve ka kuptimin “hardhuca peshq”, kanë qenë një grup i madh zvarranikësh ujorë shumë të shpejtë në not që kanë mbipopulluar detin qindra milionë vite më parë. Shkencëtarët ende dinë shumë pak rreth këtyre krijesave por besojnë se me analizimin e fosileve të gjetura do të zbulojnë shumë të dhëna të reja mbi mënyrën sesi kanë jetuar kafshët prehistorike.
 
“Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij zbulimi është se ai është zbulimi më i vonë i bërë rreth dinozaurëve dhe dokumenton një pjesë shumë të rëndësishme në histori. Ndaj nëpërmjet kërkimeve të mëtejshme pas zbulimit të këtyre katër specieve do mund t’u japim përgjigje më në fund shumë pyetjeve mbi mënyrën sesi u zhdukën, ku emigruan dhe çfarë zakonesh kishin këto dinozaurë” ka shtuar Salazar.
 
Fosilet janë të një gjendje shumë të mirë për shkak se janë ruajtur në shkëmbinj sedimentarë në thellësi të detit dhe ka një varësi llojesh nga embrione në të rritur. Madje specialistët kanë zbuluar dhe një fosil nënë me dy embrione në barkun e saj. Në Amerikën e Jugut janë gjetur shumë pak zvarranikë antikë dhe varreza e “Torres del Paine” mendohet se është më e madhja e zbuluar ndonjëherë.
 
Ndonëse të dhënat paraprake tregojnë se ithjozaurët u zhdukën si shkak i një katastrofe përmbytje të shkaktuar nga ngrohja globale, ende nuk dihen shkaqet përfundimtare. Megjithatë, ky zbulim premton të sigurojë shumë të dhëna dhe të shuajë shumë kuriozitete rreth këtyre specieve.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)