Përplasja shkaktoi një zhurmë të madhe në bordin e aeroplanit, gjë që shkaktoi panik te pasagjerët. Pilotët thanë se pas përplasjes, aeroplani u lejua që të kthehej përsëri në aeroport. Sipas ekspertëve nga hetimet rezultoi se ai ishte goditur nga një “objekt i huaj”. Fillimisht mendohej se përplasja ishte shkaktuar nga një fole zogjsh, por ekspertët e mohuan këtë fakt sepse në pjesën e goditur nuk kishte asnjë shenjë gjaku.
Fotot që shihni kanë ngjallur spekulimet se mund të bëhet fjalë për një goditje nga UFO-t. Një hetues tha se një analizë i hundës, mund të zbulojë se çfarë e ka goditur avionin, pasi duhet të kenë mbetur në të, gjurmë të “mjetit” goditës. Për fat të mirë, nuk pati të lënduar si pasojë e këtij incidenti misterioz.
Redaksia Online
(v.gj/b.y/shqiptarja.com)