Kinë – Një shitëse në një dyqan rrobash ka bërë një shembull të pazakontë drejtësie kur ka parë një hajdute duke vjedhur rroba nga dyqani i saj. Lu Sun, shitësja 32 – vjeçare në momentin që ka parë hajduten duke i futur rrobat e vjedhura në çantët e saj, ka marrë një palë gërshërë dhe i ka prerë flokët.
Gjatë dy javëve të kaluara, dyqani i Lu Sun ishte goditur nga një seri vjedhjesh dhe si rrjedhojë kishte humbur mallra me vlerë të madhe.
“Unë shikoj qindra njerëz në ditë dhe i dalloj lehtë hajdutët nga njerëzit e tjerë. Kur ajo erdhi në dyqanin tim, unë isha vigjilente që në momentin që u fut në dyqan, derisa më në fund e kapa në flagrancë”, tha shitësja 32 – vjeçare.

Në momentin që po i priste flokët hajdutes, Lu Sun u ndihmua edhe nga një shitës tjetër i njërit prej dyqaneve aty pranë.
“Vendosa që t’i jepja një mësim të mirë hajdutes në mënyrë që kjo të bëhej mësim edhe për hajdutët e tjerë që të qendrojnë larg dyqanit tim”, përfundoi 32 – vjeçarja Lu Sun.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com