KINË - Një ekip shkencëtarësh në universitetin e Zhejiang në Kinë kanë krijuar një pajisje e cila është e aftë të bëjë të padukshme krijesat e gjalla.

Por ndryshme nga manteli i padukshmërisë në filmat e Harry Potter, pajisja është e përbërë prej xhamit. Ajo arrin të kthejë në të padukshme për syrin e njeriut të gjitha gjallesat që futen në të.

Cilindri 5 centimetra i gjatë është i projektuar me një vrimë rrethore brenda dhe çdo gjë që mund të futet brenda saj bëhet e padukshme.

Siç mund të shihet nga eksperimenti, peshku i vogël që futet brenda cilindrit zhduket menjëherë.

Zheng Bing, një studiues në Zhejian University tregon se gjithçka varet nga optika se sa nga magjia.

Ai shpjegoi se kur ne shohim një objekt, ajo çka marrim në të vërtetë është drita natyrale e lëshuar nga objekti dhe se mund t’a shofim objektin vetëm pasi kapim dritën.

Zheng tha se ata përdorën disa materiale të veçanta për të siguruar që ‘manteli i padukshmërisë’ të funksionojë.

Ai shtoi se shkencëtarët përdorën një lloj xhami me një indeks të lartë përthyerje dhe më pas projektoi pajisjet me përmasa dhe kënde specifike. Në këtë mënyrë drita mund të shmang objektin brenda cilindrit kur shihet nga një kënd i caktuar.

Shkencëtarët thonë se pajisja tashmë është e aftë të fshehë gjallesat deri në 10 centimetra por është ende larg dita kur diçka e tillë të mund të eksperimentohet te njerëzit.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)