HONG KONG - E çuditshme, por e vërtetë. Një kinez 66-vjeçar që gjithë jetën e tij kishte menduar se ishte burrë, gjatë një vizitë mjekësore ka marrë vesh se në fakt është femër. Ai kishte pasur fryrje të barkut dhe pas një kontrolli mjekësor në një spital në Hong Kong, mjekët i thanë se fryrja kishte ndodhur si pasojë e një kisti në vezore.

Mesa duket, ai vuante nga dy çrregullime të rralla gjenetike që nuk mund të diagnostikoheshin te meshkujt. Sindroma Turner, një çrregullim gjenetik që prek rreth 1 në 2.000 vajza dhe nga hiperplasia kongjenitale e veshkave.

Ky çrregullim rrit hormonet mashkullore te femrat. Sindroma Turner që shkakton çrregullimin e kromozomeve dhe bën që femrat të mos lindin dhe të jenë më të shkurtra se normalisht. Hiperplasia kongjenitale (e lindur) e veshkave prek një 1 në rreth 15.000 femra pas lindjes, duke rritur hormonet mashkullore.

“Pacienti është një femër që nuk mund të mbetet shtatzënë”,-thanë mjekët, sipas të cilëve, 66-vjeçari gjithashtu nuk kishte asnjë nga testikujt dhe kishte një mikropenis. Ai do të vazhdojë të jetojë si mashkull dhe mund të trajtohet me zëvendësim të testosteroneve.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)