/ATSH-AFP/ - Kina u kërkoi sot fuqive të mëdha dhe Iranit të bien dakord për qëndrimet e tyre përsa i përket arritjes së një marrëveshjeje për programin bërthamor iranian, disa orë pas ndërprejes së negociatave në konfuzion të plotë, sipas një komunikate të dhënë sot nga delegacioni kinez në Lozanë.
"Është e rëndësishme të mënjanojmë mosmarrëveshjet. Në këtë fazë finale, të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për të dakordësuar qëndrimet e tyre", deklaroi kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi duke paralajmëruar se nëse negociatat janë të bllokuara, të gjitha përjekjet e mëparshme do të shkatërrohen.
"Është e rëndësishme të japim një impuls politik për negociata më të forta", nënvizoi Wang, i cili i la negociatat dje në mbrëmje duke ia kaluar zëvendpsit përfaqësimin.
Negociatorët, që po diskutojnë pa pushim që prej një jave në Lozanë, janë ndarë në konfuzion, Irani dhe Rusia shikojnë nota pozitive ndërkohë që SHBA thekson se të gjitha çështjet nuk janë zgjidhur.
Fuqitë e mëdha (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Rusi, Kinë dhe Gjermani) dhe Irani janë angazhuar që prej një viti e gjysmë në diskutime intensive për zgjidhjen e krizës për programin bërthamor iranian që ka përkeqësuar marrëniet ndërkombëtare që prej 12 vitesh.
/Shqiptarja.com