/ATSH-CRI/ - Të paktën 28 zyrtarë në nivel province ose ministrie dhe më lart janë vënë nën hetim gjyqësor për korrupsion vitin e kaluar, sipas raportit të publikuar sot në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore nga prokurori i përgjithshëm i Kinës Cao Jianming, njoftoi China Radio International.
Zyrtarët përfshijnë Zhou Yongkang, ish-anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, dhe Xu Caihou, ish-zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Sipas raportit nga prokurori i përgjithshëm, tetë zyrtarë në nivel province ose ministrie u hetuan për shpërdorim detyre ose mitmarrje në vitin 2013, ndërkohë që për periudhën 2008 deri në 2012, shifra e përgjithshme ishte 30 zyrtarë, përfshirë edhe Bo Xilain, ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
"Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës është e vendosur për të luftuar çdo rast korrupsioni dhe për të ndëshkuar çdo zyrtar të korruptuar, duke u fokusuar në krime të lidhura me detyrën të kryera nga zyrtarët në poste kyçe", u tha në raportin e mbajtur në sesionin e sivjetshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore nga prokurori i përgjithshëm i Kinës Cao Jianming.