PEKIN, 10 mars /ATSH-AFP/ - Inflacioni në Kinë u rrit ndjeshëm në muajin shkurt në sajë të faktorëve sezonalë që lidhen me festën e Vitit të Ri hënor, një rritje e konsiderueshme pas një rënieje në muajin janar, por që nuk duhet të mjaftojë për të zhdukur frikën përsa i përket një spiraleje deflacioniste.
"Rritja e çmimeve për mallrat e konsumit matur në një vit, treguesi kryesor i inflacionit në ekonominë e dytë botërore, u vendos me 1,4 për qind muajin e fundit", theksoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (BNS).
Kjo shifër është më e lartë se inflacioni prej 0,8 për qind regjistruar në muajin janar. Ai ra papritur nën një për qind, për herë të parë që prej pesë vitesh, si pasojë e një kërkese të brendshme dhe të jashtme në rënie.
Për ekspertët e BNS-së, rritja neto e çmimeve të mallrave të konsumit muajin e kaluar shpjegohet nga fakti i pushimeve të gjata me rastin e Viti të Ri hënor, nisur më 18 shkurt.
Me këtë rast, pjesa më e madhe e kinezëve u kthyen në vëndet e tyre të lindjes për të qëndruar disa ditë me familjet e tyre dhe për të festuar të gjithë së bashku./
/ec/ a.jor.











