Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde përshëndeti sot krijimin e Bankës Aziatike për Investime në Infrastruktura (AIIB) me iniciativë të Kinës, projekt të cilit iu bashkuan dhe evropianët por, që ngjall rezerva në Uashington.
Duke u shprehur gjatë një vizite pesë ditore në Kinë, Lagarde përshëndeti përpjekjet mbreslënëse të ekonomisë së dytë botërore për të luftuar korrupsionin dhe ndotjen duke hapur rrugën për një angazhim më të madh të vendit në botë.
"Përshëndes iniciativat e shumta kineze në këtë fushë, veçanërisht nëpërmjet AIIB-së të krijuar së fundi", theksoi dretoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas tekstit të fjalimit të saj.
"Christine Lagarde theksoi dje se FMN-ja do të jetë shumë e kënaqur për bashkëpunimin me këtë bankë të re zhvillimi", sipas agjencisë kineze të lajmeve Hsihua.
Disa vende evropiane, si Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, kërkuan t'i bashkohen Bankës Aziatike për Investime në Infrastruktura (AIIB), objektivi i të cilës do të jetë financimi në infrastrukturat në Azi me një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh./atsh/
/Shqiptarja.com