/ATSH-AFP/ - Kryeministri kirgiz, Djoomart Otorbaiev dha sot dorëheqjen pas polemikave rreth rolit të Kirgistanit për funksionimin e një miniere të rëndësishme ari, punëdhënësi më i madh në vend dhe në pronësi të kompanisë kanadeze "Centerra Gold".
"Shumë punë është bërë, por mbeten shumë gjëra për t'u bërë", deklaroi Otorbaiev, ndërkohë që paraqiti dorëheqjen e tij në Parlament.
"Qeveria ka nevojë për një riorganizim", shtoi ai duke nënvizuar se i takonte koalicionit në pushtet për të emëruar një kryeministër më vendimtar.
/Shqiptarja.com