Dy shqiptar janë arrestuar nga policia në Padova të Italisë, pasi janë kapur më gjysmë kilogrami drogë, të cilën e kishin fshehur në makinën e tyre.
Drogën e kishin fshehur në airbag-un e makinës brenda një qeseje. Gjatë momentit kur policia po i kontrollonte, dy shqiptarët u nervozuan dhe madje njëri tentoj që të largohej.
Por sasinë më të madhe të drogës dy shqiptarët e kishin fshehur në shtëpi. Pas kontrollit në banesën e tyre, ju gjetën edhe 15 kg të tjera lëndë narkotike; mbi 5kg kokainë dhe hashash. Madje në banesë ju gjet edhe një armë në shtëpi.