Kishin ndërtuar një rrugë për të shfrytëzuar inertet dhe penguan rrjedhjen natyrale të lumit Shkumbin, në pranga moshuari në Peqin, një 60-vjeçar hetohet në gjendje të lirë

Foto ilustruese

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht, pasi  po shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Policia thotë se ka arrestuar E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka ndryshuar cilësia e arsimit gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Talebanët 'kthehen' në identitet, paralajmërojnë berberët që të mos shkurtojnë mjekra ose do të ketë ndëshkime