Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Greqi, e cila vinte nga Shqipëria. 335 kg marijuanë janë kapur në një furgon, pas një operacioni që u zhvillua në Amfiloxia nga anti-droga e Selanikut në bashkëpunim me policinë e Artës dhe Amfiloxise.
Policia ka ndaluar një mjet tip furgon që vinte nga kufiri greko-shqiptar. Në furgon janë gjetur dhe sekuestruar 14 çanta që përmbanin 128 pako me 334 kg 732 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një 51-vjeçar grek, i cili rezulton pjesëtar i rëndësishëm, sipas policisë greke, i një grupi kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.
Sa genjejne dhe keta greket. Droge qe vinte nga Shqiperia thone. Ne kemi vite qe nuk mbjellim cannabis, se kemi policine me te avancuar ne bote. Kemi qeverine me te ndershme ne Europe, qe i ka thene stop droges e korrupsionit…
Përgjigju