Kishte shenja të COVID, ndërron jetë në moshën 60 vjeçare mësuesi në Fier! Kushi: Dha kontribut me vlerë në fushën e arsimit

Kishte shenja të COVID, ndërron jetë në moshën 60 vjeçare mësuesi në Fier! Kushi: Dha kontribut me vlerë në fushën e arsimit

Gramoz Abedinaj

Një mësues nga Fieri i cili kishte shfaqur shenja të COVID ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare

Bëhet fjalë për mësuesin Gramoz Abedinaj nga Roskoveci.

Dyshohet se shkak për vdekjen ne tij është bërë COVID, por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë pozitiv ose jo.

Burime nga mjekësia e Fierit thonë se ende nuk ka ardhur pergjigjia e tamponit por ai kishte shfaqur shenja te COVID dhe për këtë arsye i është bërë testi.

Ditët e fundit në vendin tonë situata e COVID është bërë shqetësuese pasi kemi një rritje të lartë të rasteve ditore dhe të vdekjeve. Kësisjo janë marrë dhe masa kufuzuese kundër përhapjes së COVID të cilat hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:15
Ndarja nga jeta e mësuesit në Fier, reagon Kushi: Kontribut me vlerë në fushën e arsimit! Hidhërim për ndarjen nga jeta pas betejës së humbur me COVID

Ministrja  e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta të mësuesit Gramoz Abedinaj nga Fieri, ku mes rreshtash e ka falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, ndërkaq shpreh hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me COVID.

"Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri! Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm", shkruan Kushi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë