TIRANE - Teksa sheh vajza të reja që hyjnë në e dalin në dyert e Akademisë Moderne Hollyëood me smartfonë në duar dhe kitara në shpinë, befas të shfaqet imazhi bardhë e zi i Vace Zelës, me flokët e shkurtra dhe kitarën në prehër.
Kupton se kohët kanë ndryshuar dhe ajo fotografi që i jepte udhë imagjinatës të cdo adoleshenteje të ndrydhur në kohën e regjimit komunist, thuajse është krejt pakuptim për brezin e sotëm të të rinjve.
Që nga krijimi I saj, qendra muzikore shënon kitarën si instrumentin më të preferuar mes adoleshentëve, ndërsa statusi gjinor i saj ka ndryshuar katërcipërisht duke barazpeshuar femrat dhe meshkujt si në grupin Erjon Medha-s, profesorit të kitarës.
Kështu instrumenti mashkullor ka filluar të ndërrojë gjini dhe në fund të koncertit të mbushur me vajza të reja që luajnë e këndojnë në kitarë, bëhet një grup prej shtatë syresh. Kënga e Gotey, “Somebody that I used to knoë” me kitaristet femra është emocion më vete.
KITARA HOBI I ADOLESHENTËVE
“Në atë kohë shumica e instrumenteve kanë qenë mashkullore përvec pianos. Ne në Shqipëri vuajmë akoma që veglat e frymës janë mashkullore dhe nuk konceptohen si femërore.
Ndaj nuk dua të jap një shpjegim sesi ka qenë, por dua të them që kështu është tani dhe kështu është mirë sepse nuk ka përse të ketë ndryshime gjinore në instrumente” përgjgijet drejtorja e akademisë, Klodeta Buzi ,pianiste dhe menxhare arti, teksa e pyes për statusin gjinor të kitarës në dy periudha.
E duke qëndruar tek e ardhmja ajo shpjegon se hovi i adoleshentëve drejt kitarës është një zhvillim i njëkohshëm me të rinjtë në mbarë botën. “Ky brez nuk e njeh tradicionin, nuk e di fare sesi ka qenë më parë, dhe është e kotë t’ia tregosh sepse nuk e kupton, kështu që është më mirë ta konsiderojnë veten e tyre të barabartë me njëri-tjetrin, dmth të kenë barazi gjinore në muzikë”.
Pas barazisë gjinore e pyes për preferencat e adoleshentëve në lidhje më muzikën. “Janë shumë të ndarë sipas llojit të muzikës që dëgjojnë. Nëse dëgjojnë rrok mbarojnë që të luajnë Metallica, por shumica synon që të luajë akorde dhe të jetë në një band.”
Në fakt akademia ia ka dalë të krijojë band-et e para duke iu përgjigjur kështu kërkesës së të rinjve ndonëse për shumë prej tyre lidhja me kitarën mund të mos bëhet profesionale. “Shumica e kanë një hobi në këtë moshë. Është dicka që vjen me adoleshencën; vijnë konversat, për hip-hop –istët vijnë kapelet dhe pastaj vjen muzika ose sporti.”- thotë Buzi.
KUR INA ADHURONTE RROKUN
“Unë e kam pasur kursin e kitarës dhuratë nga motra. Kur isha 14 vjec fillova të pëlqeja muzikën rrok dhe ajo mendoi që të më bënte dhuratë për ditëlindje, kursin.” Pas pesë vitesh Ina Havaraj, ish gjimnaziste e Sami Frashërit, e cila nuk mungon në koncertet e rrokut që organzion Akademia, më tregon se atëherë nuk ishte shumë e zakonshme, por sheh me kënaqësi sesi shtohen vajzat e reja në kurset e kitarës.
“Më pëlqen barazia dhe sa vjen e nuk ta bën më njeri pyetjen se përse ke zgjedhur instrument meshkujsh” thotë Ina. Ajo tregon se zgjedhja e kitarës e ka bërë gjthnjë kureshtare shoqërinë e shkollës dhe sa herë që kishte aktivitete ajo merrte kitarën për të kënduar një pjesë. Pasioni I Inës vazhdon tashmë në kitarë bass. “Kitara ka një lloj tingulli dhe një harmoni ndryshe. Tingull i butë.
Pastaj kur kalon në kitarë elektrike ndryshon tingulli. Të duket vetja si rockstar.” Teksa Ina ngrihet për të vijuar provat, më kujtohet sërish Vace Zela për këtë herë përmes kujtimeve të mikes së saj, Violeta Librazhdi, që shkruan në një libër kushtuar këngëtares.
“Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga radio.
Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa njerëzit duartrokisnin pa pushim”...
Në mendje më rikthehen me zë dhe me figurë, kitaristet që luajnë dhe këndojnë “Somebody that i used to knoë”. Enxhi, Kejsi, Megan, Xhesi…. të gjitha ishin në skenë, aspak të fshehura, duke kënduar këngën e tyre të preferuar dhe duke merituar duartrokitjet e publikut.
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com