Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë

Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë

Vrasja tragjike e një 25-vjeçari nga një polic në Tiranë, ka shkaktuar zemërim dhe trazira të ligjshme. Edhe pse vrasja është një akt individual, ajo më së paku rrezaton nivelin e ulët profesional të policisë dhe pamundësinë e saj për të neutralizuar një situatë të dyshimtë, pa shkaktuar fatalitet.

Por të gjithë ata që janë kundër zemërimit të qytetarëve gabojnë. Zemërimi i qytetarëve, është kura më e mirë që shëron frikën në një shoqëri të traumatizuar nga një vrasje e papërgjegjshme.

E di që shumë vetë kanë rezerva pse në krye të protestave janë shfaqur njerëz të dhunshëm, pa etikë, me precedentë penal, apo pse ata thyjnë xhama e qëllojnë mbi Kryeministri.

Kur ka arsye për protestë, nuk ka arsye të gjykohen protestuesit. Sheshin e protestës e zënë ata që janë më të zotë, jo ata që janë më të moralshëm. Ata nuk kanë dalë të dhurojnë lule, kanë dalë të nxjerrin inatin e tyre. Dhe mos prisni të veprojnë ndryshe.

E di që shumë vetë shikojnë mes tyre, e pas tyre, Partinë Demokratike e LSI, por dhe ky nuk është mëkat. Edhe pse zemërimi i të rinjve shërben si viagra për pleqtë e politikës opozitare, sërisht nuk duhet të dëshpërohemi. Rëndësi ka që shoqëria të mos ndjehet e mposhtur nga frika.

E di që familjarët e djalit të vrarë, janë sot njerëzit më të dërrmuar në këtë vend, pasi ata përveçse kanë humbur njeriun e tyre, kanë humbur shpresën se autori që ka shkuar pas hekurave mund të dënohet. Dhe nuk kanë faj.

Kur kanë parë se si drejtësia ka liruar pa i dënuar dy gardistë vrasës të protestuseve politikë të 21 janarit dhe nuk janë rikthyer kurrë më në burg, ka plot aryse të besojnë se një polic që qëlloi në rrethana të dyshimta në një rrugicë në mes të natës, mund të dënohet më pak se ata që vranë live para kamerave dhe syve të gjithë shqiptarëve.

E di që Erion Veliaj mund të jetë trishtuar që është djegur bredhi i vitit të ri në sheshin Skënderbej, apo që janë thyer drerët e drunjtë të Krishtilindjeve, por është mirë të përmbahet dhe të mos bëjë si ata që vajtonin për palmën e Kryeministrisë më 21 janar. Le ta pastrojë qytetin nesër dhe ndjehet më mirë.

E di që shumë vetë tërbohen kur Ilir Meta e quan viktimën tragjike një hero të demokracisë, pasi u duket tallje me të ndjerin, ndërsa ai ka quajtur të vrarët politikë të 21 janarit, “kokëplarë”, por më besoni që Shqipëria ndjehet më mirë sot, se sa pas 21 janarit.

Dita më e trishtuar për mua ka qenë një mbasdite e pranverës së vitit 2011, kur pas vrasjeve barbare dhe arrogancës së shtetit, për të mos gjykuar vrasësit, biles për të shpikur “grusht shteti”, një grup i shoqërisë civile tentuan të mblidhen e të protestojnë nën sloganin “Jemi ende gjallë”. Nuk u shkoi askush. Shoqëria ishte trembur. Arroganca  e dhunës pas vrasjeve tragjike e kishte bindur shoqërinë që me Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk bëhet shaka, se të vrasin me plumb ballit.

Është mirë që kjo shqoëri nuk ka këtë mendim për Edi Ramën.

Është ditë e mirë për Shqipërinë që njerëzit nuk e kanë frikë qeverinë. Është ditë e mirë për vendin që njerëzit besojnë se qeverisë mund t’i japin një shpullë me protestën e tyre, qoftë dhe me dorën e Stresit. Kjo tregon se jemi vend normal.

Mjafton që askush të mos i thotë të ndjerit të vrarë aksidentalisht “kokëpalarë”, siç i kanë pas thënë dhjetë vite më parë aty që vrisnin politikisht në mes të bulevardit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 10/12/2020 13:34

    Shqipëria është më e mirë se dje???? Shumë gabim sipas meje. Pse qenka më e mirë sepse dje u vranë 4 persona dhe sot vetëm një person?? Meqë nuk dha dorëheqjen ministri atëhere me 4 të vrarë ky i sotmi ka bonus edhe 3 të vrarë meqe u vra vetëm një dhe vetëm po vrau të pestin mund të dorhiqet?? I vetmi konkluzion këtu është mjer populli për politikanët që ka. Të djathtët të vjedhin e të vrasin, të majtët të vjedhin e të vrasin, shko voto po deshe.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/12/2020 22:46

    Jam shum dakort me protesten por Jo dhunen e cdo lloji qoft. Nguahellime familjes. Por kjo smund te quhet protest,te dhunosh policin. Kush e mban pergjegjesin po I humbi shikimi policit ne detyre teresisht I pafajshem???????? Kafshet politike te ardhur nga shpellat,se qytetari I tiranes,I durresit,I betatit, etj.nuk dhunojn e djegin ne kete far feje. Kjo tregon hapur se cdo gje esht e stisur nga politika e qelbur qe shpreson te mar pushtet me ngjarje te tilla banale she pa sens,por keq e me keq do shkojn. Se Ka fajin as sandri as Rama se vritet qytetari,Jan aksidente qe ndodhin. Eshte e para niveli jon I dobet I zbatimit ligjit,se policia nuk Han njerez,por ne e shohim si Gogol dhe ikim me vrap si sahit dollapi e dyta edhe niveli I policis sa do qe po punohet per ngritjen e nivelit Ka akoma mjaft per te bere.

    Përgjigju
    • Murat: 09/12/2020 23:43

      Shume demokratik komenti.Ngjarja nuk ishte politike,ndersa protesta ishte politike,e organizuar nga pd-lsi.

  • Rafshi: 09/12/2020 21:44

    Ne Shqiperi cdo jave vritet dikush me arme zjarri,kjo e ben dhe cdo polic qe eshte njekohesisht dhe njeri mos kontrolloje dot friken se mund te vritet ai i pari.Demostratat duhet te fillojne ne radhe te pare kundra njerezve qe kane forcen e pushtetit te cilet per te siguruar kariken nuk pushojne ti shtyne njerzit ne dhune te pa kontrollushme ata thone fjalet dhe dhe te tjeret hidhen ne zjardhe zjarri ne fund do na djegi te gjitheve.Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • Emigranti: 10/12/2020 15:19

      Ngushellime familjes dhe denim policit qe e vrau dhe mos ta bejne politike se dihet cfshihet pas rremujave

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja