Kjo është makina e parë fluturuese, zgjidhja për të shmangur trafikun (Video)

Kjo është makina e parë fluturuese, zgjidhja për të shmangur trafikun (Video)

Një ‘hipermakinë’ fluturuese e projektuar për udhëtime në brendësi të qytetit që mund të arrijë shpejtësinë 135 milje në orë, ka përfunduar një fluturim provë të suksesshëm në Dubai.

Startup me bazë në Londër “Bellwether Industries “përfundoi fluturimin e tij testues të prototipit plotësisht elektrik Volar e VTOL në nëntor, por vetëm sot janë zbuluar pamjet e testit.

Sipas firmës, versioni futuristik në gjysmë shkallë fluturoi në një lartësi prej 13 këmbësh (4 metra) me një shpejtësi prej 40 kilometrash në orë (25 milje në orë).

Lloji “Bellwether Volar eVTO”L është projektuar për pronarët privatë si një zëvendësim për makinat, duke liruar hapësirën në tokë për çiklistët dhe këmbësorët dhe duke lehtësuar bllokimet e trafikut, por gjithashtu mund të ofrojë transport sipas kërkesës njësoj si një Uber.

Ajo planifikon të ketë një prototip në shkallë të plotë që do të jetë gati dhe testuar deri në vitin 2023. Disponueshmëria e modelit përfundimtar pritet në vitin 2028 për transport sipas kërkesës dhe 2030 për pronësi private, gjë që do t’i lejojë përdoruesit të fluturojnë për në punë për një udhëtim luksoz.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja