Kjo është Shqipëria, por jo e shqiptareve

Kjo është Shqipëria, por jo e shqiptareve

Shqipëria, ky vend i bekuar, me qytetarë të varfër dhe politikane të pasur!

Shqipëria, ky vend ku qytetari respekton semaforët e ndërsa politikani kalon me një eskort e nuk pyet as për këmbësorët! 
Shqiperia, ky vend, ku intelektuali jeton me dinjitet e me pak lekë në xhep, kurse "ai" pa arsim ose me arsim relativ hynë në Parlament dhe voton ose bën ligje për të tjerët!
Shqipëria, vendi ku i drejti shtypet e nëpërkëmbet dhe ai që në zhargonin zakonshëm quhet "horr" , jeton me luks dhe sillet me pre potencë!

Shqipëria, ky vend me bukuri të pafundme natyrore, por me realitete sociale dhe ekonomike që tmerrojnë të gjallet dhe po ashtu nuk ngushëllojnë as të vdekurit!
Shqipëria, ky vend me të rinj e të reja të mrekullueshëm,por prapë qveriset ose kërkon të qeveriset nga ata që në vitet '90 ishin 40 vjeç e sot pas 30 vitesh duke qenë 80 vjeç prezantohen përsëri si alternativa më e mirë. 
Shqipëria, vendi ku i shkolluari largohet pa shpresë drejt Europës dhe kryekomunar bëhet "ai" që dikur në fshat ishte vetëm çoban!

Shqipëria, ky vend që flet gjithnjë për demokraci, por kjo e fundit mbeti në fakt vetëm një ëndërr dhe asgjë më shumë! 
Shqipëria, vendi me europian se vetë Europa dhe ka 30 vjet që në mënyrë të dëshpëruar kerkon të bëhet anëtar i BE!

Shqipëria, ky vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm dhe me politikanë të një niveli të tillë as historia nuk do të shkruajë për ta.
Shqiperia, ky vend që ka 30 vjet që bën zgjedhje, por në fakt ka 30 vjet që shqiptarët janë trajtuar si mall që mund të blihen e të shiten duke shfrytezuar mjerimin social dhe ekonomik që jetojnë të e shkaktuar nga politika e gabuar!

Shqipëria, ky vend me histori mijëra vjeçare, ku dikush thotë se jam helen e dikush tjetër thotë se do e bëjmë vendin helen!
Shqipëria, ky vend që në 30 vjet nuk ka alternativa politike, por ka vetëm obligime politike.

Shqipëria, ky vend ku qytetari nuk zgjedhë, por është i detyruar vetëm të pranojë me diktat atë që nuk e dëshiron! 
Shqipëria, ky vend me lumej me ujë plotë, me miniera plotë, me ara e bashtina, por varfëria nuk u mposhtë asnjëherë! 

Shqiperia, ky vend gënjeshtrën e pranon vlerë dhe të gënjeshtarë si të zotë! 
Shqipëria, ky vend ku pasaniku jeton shumë lartë dhe i varfëri në shumicën e rasteve nuk ka as vend ku të fus kokën! 
Shqiperia, ky vend me 100 parti, por që nuk ka një politikanë me të vërtetë të vertytshëm që ta dashurojë deri në sakrificën personale për të mirën e përbashkët! 
Shqipëria, ky vend ku modeli i makinës që dek në rrugë dhe lloj i telefonit që mban në dorë ose të nderon ose të turpëron! 

Shqiperia, ky vend ku një program televiziv bëhet "psikologji turme" e po ashtu vetë turma është fakt vetëm çështje numrash!
Shqiperia, ky vend që modernizon e bën aeroporte për tu larguar e ku nga këto "porta" në cilësinë e emigrantit kthehen si muhaxherr në shtëpitë e tyre ose të pareve të tyre!
Shqipëria, ky vend me talente boll, por të palentuarit bëjnë karrierë! 

Shqipëria, ky vend që të merr malli shumë kur jeton jashtë e tre dite pasi kthehesh stresohesh sa mendon  per tu larguar përsëri! 
Kjo Shqipëri është për të gjithë, por sigurisht nuk është për shqiptarët! 
Prandaj, duhet ta kthejme Shqipërinë në vatrën e vërtetë të shqiptarëve!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë