LONDER - Jemi tashmë në pranverë dhe ndryshe nga ç’vjen gjithmonë këtë vit ka ardhur me reshje të shumta dhe më e freskët se zakonisht. Meteorologët kanë paralajmëruar se pranvera e këtij viti kjo do të jetë e ndryshme nga të tjerat me të cilat jemi mësuar të shohim diell dhe jo reshje.
“Ajo do të jetë më e ftohta në dekadat e fundit”,-thonë specialitët e meteorologjisë.
Sipas tyre kjo vjen pasi në kushtet klimatike të këtij viti ka pasur anomali të shumta, ku temperaturat kanë zbritur deri në 7 gradë Celsius. Në Alpet Italiane ka pasur reshje të dendura dëbore duke bllokuar disa zona të vendit dhe temperatura ra në -5 gradë Celsius.
Era e fortë do të bëjë që këto ditë të duken edhe më të ftohta pothuajse në të gjithë Evropën Lindore dhe Veriore. Për shkak të presionit të ulët atmosferik që vjen nga Oqeani Atlantik, temperaturat do të shënojnë rënie të konsiderueshme që do të zgjasin deri ditën e mërkurë të javës në vazhdim.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com