Policia franceze dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e qënieve njerëzore. Në pranga kanë përfunduar pesë shtetas shqiptar, të cilët bashkëpunonin me një peshkatar francez dhe dy shtetas vietnamez për të trafikuar emigrantët nga tuneli Channel për në Britani të Madhe.
Aksioni i policisë franceze u zhvillua në qytetin Lille. Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti të madh trafiku, drejtuar nga shqiptarët. Peshkatari kishte trafikuar emigrantët në Britani të Madhe me një varkë dhjetë vendëshe, ku për një rrugë ai fuste 20 emigrantë. Peshkatari merrte 1000 euro për çdo udhëtar, ndërsa u kap në flagrancë.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve në një konferencë për mediat tha se policia kishte shkatërrruar një rrjet që merrej me trafikimin e qënieve njerëzore, një aktivitet që ka vazhduar prej një viti.
Të tetë të arrestuarit janë duke u mbajtur në Coquelles dhe ndaj tyre mund të ngrihen akuza për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm si pjesë e një bande të organizuar, duke rrezikuar me një dënim maksimal me dhjetë vjet burg.
Gjithashtu dhe në Gjermani është zhvilluar një operacion për të goditur grupet që merren me trafikun e qënieve njerëzore. 600 oficerë të policisë federale gjermane kanë kontrolluar 24 shtëpi në tre shtete. Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar në qytetin Essen, ndërsa janë shpallur në kërkimi 17 të tjerë. Sipas policisë gjermane grupi duke përdorur pasaporta false fuste në gjermani emigrantë sirianë me avionë. Pagesa ishte 10 mijë euro për një person dhe duhej bërë paraparkisht.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com