Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka zhvilluar më datë 20 janar 2017 mbledhjen plenare,e cila ishte fokusuar në emërimin si magjistrat të diplomuarve që kanë ndjekur studimet (profili gjyqtar) në Shkollën e Magjistraturës, gjatë periudhës tetor 2013-qershor 2016.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli mbështetur në nenet 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në informacion mbi vlerësimin e këtyre kandidatëve për magjistratë të përgatitur nga Shkolla e Magjistraturës vendosi të emërojë “Magjistrat” të diplomuarit: Më pas Këshilli, vijoi me shpalljen e 3 vendeve të lira në gjykata e rretheve gjyqësor konkretisht, 1 vend vakant në Gjykatën Tiranë 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Gjithashtu u shpallën 9 vende të lira në gjykatat administrative të shkallës së parë, konkretisht, nga 1 vend për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, si dhe nga 2 (dy) vende vakante për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Gjyqtaret e rinj
Oltjona Goxha
Semiramis Hoxholli
Besjana Garxenaj
Ergys Gashi
Fildeze Hafizi
Ersida Bajgora
Bevis Shehaj
Artan Jahollari

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com