Tahiri e quajti Aliajn një gjyqtar që ka liruar kriminelë, ndërsa ndaj tij, policia ka nisur një hetim që për pasurinë e gjyqtarit. Pasuria kishte të bënte me mënyrën se si ishte bërë pronë e gjyqtarit një vilë tri katëshe. Në padinë e KLD-së renditen nenet ajo pretendon se ministri Tahiri i ka shkelur. Sipas padisë, Ministri akuzohet se ka shkelur nenet 317 dhe 278, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale.
Neni 317 trajtojn mënyrën e marrjes së provës dhe administrimit të tyre, si dhe kërkesat për marrjen e provës, afatet dhe përmbajtjen e saj. Në nenin 278 përfshihen kompetencat e gjykatës në hetimet paraprake ku për kërkesat e do pale vendos gjykata, si dhe hetimet ndiqen nga i njëjti gjyqtar. Po ashtu sipas kallëzimit Tahiri akuzohet se ka shkelur nenin 7 të ligjit 108/2014 për Policinë e Shtetit dhe nenin 281, pika 4 të procedurës penale. Në nenin 7 të Ligjit të Policisë së Shtetit trajtohen kompetencat e ministrit dhe në pikën 3, thuhet se Ministri nuk ka kompetenca operacionale në Polici.
Ndërkaq në nenin 281 të Kodit të Procedurës penale thuhet se në rastet kur një funksionar publik vihet në dijeni të një vepre penale që ndiqet kryesisht, ai bën kallëzim me shkrim në organin e akuzës. Këto shkelje pretendohet se kanë duke sjellë pasoja në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Arian Aliaj. KLD nënvizon se qëllimi i deklaratave të Ministrit ishte vetëm intimidimi, frikësimi dhe kanosja e gjyqtarit. Sipas KLD, Tahiri ka tejkaluar në mënyrë të paligjshme rolin institucional. KLD thekson në padi se Saimir Tahiri ka vepruar për llogari personale. Ministri po hetohet edhe vetë për pajisjen e përgjimit, ndonëse ndaj tij nuk janë ngritur zyrtarisht akuza.
Neni 317
Kërkesa për sigurimin e provës
1. Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet brenda afateve për përfundimin e hetimeve dhe përmban:
a) provën që duhet marrë dhe rëndësinë e saj për vendimin gjyqësor;
b) personat ndaj të cilëve procedohet për faktet objekt prove;
c) rrethanat që nuk lejojnë që marrja e provës të shtyhet për në shqyrtimin gjyqësor.
2. Kërkesa e bërë nga prokurori tregon edhe mbrojtësit e personave të interesuar në bazë të paragrafit 1, shkronja “b”, personin e dëmtuar dhe mbrojtësin e tij
Neni 278
Kompetencat e gjykatës në hetimet paraprake (Shtuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, të dëmtuarit dhe palëve private, vendos gjykata.
2. Të gjitha veprimet e prokurorit gjatë hetimeve paraprake shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar.
Neni 281
Kallëzimi nga nëpunësit publikë
1. Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale.
2. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore.
3. Kur, gjatë një procedimi civil ose administrativ, zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori.
4. Kallëzimi përmban elementet thelbësore të faktit, burimet e provës, gjeneralitetet, banimin dhe çdo gjë tjetër që vlen për identifikimin e personit të cilit i atribuohet fakti, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të sqarojnë rrethanat e faktit.
KREU II AUTORITETET
Neni 7
Ministri
1. Ministri:
a) harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit e të sigurisë publike;
b) përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e Policisë së Shtetit;
c) kërkon performancë të lartë të Policisë së Shtetit për realizimin e objektivave të përcaktuar;
ç) i kërkon Drejtorit të Policisë së Shtetit të raportojë për ushtrimin e detyrave të tij dhe të Policisë së Shtetit në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut;
d) mbikëqyr procesin e ankimeve në Policinë e Shtetit dhe shqyrton ankesat ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit;
dh) përgatit dhe publikon raportin vjetor për arritjen e objektivave nga Policia e Shtetit.
2. Ministri mbikëqyr menaxhimin e buxhetit të Policisë së Shtetit, sipas legjislacionit financiar.
3. Ministri nuk ndërhyn në pavarësinë operacionale të shërbimit të policisë dhe nuk përfshihet në drejtimin operacional të saj
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com