Kledi Bahiti sjell klipin kushtuar vëllait

Kledi Bahiti sjell klipin kushtuar vëllait
Krijuesi i njohur i shumë teksteve muzikore Kledi Bahiti ka publikuar klipin më të ri me titull “Jemi bashkë”.

Kjo është një këngë të cilën kantautori ja ka kushtuar vëllait të tij, e realizuar nga kompania “ThreeDots” dhe Olti Curri.



Është një këngë emocionuese ku këngëtari shpreh dashurinë për vëllain e tij, një ndjenjë e pastër dhe pa kushte që çdokush ka për njerëzit e afërt.

Klipi është realizuar me xhirime nga jeta reale e vetë Kledit gjatë momenteve të ndryshme që në vogëli.



Kledi është një personazh mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, madje shpeshherë këngët e krijuara nga ai kanë fituar çmime prestigjoze.

Këtë e tregon dhe fakti se vetëm një ditë pas publikimit të këngës në You Tube, ajo ka marrë shumë klikime.



Vitin e kaluar Kledi rrëmbeu dhe çmimin e Këngës Fituese në spektaklin muzikor “Top Fest 9”.


2/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin