Klemend Balili i njohur i 'Eskobari i Ballkanit' në një intervistë për mediat greke mohon akuzat e ngritura nga drejtësia greke dhe shprehet se gjithçka është e sajuar kundër tij, pasi nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikut e drogës.
 
Ai akuzon policinë greke dhe Sali Berishën për një skenar kundër tij me qëllim për të dëmtuar kryeministrin Rama, pasi njëri nga njerëzit e afërt të tij është anëtar me partinë në pushtet.
 
Balili thotë se akuzat janë ngritur në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt të tij me anë të telefonit për një çështje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në rastin që po hetohet.

Historia dhe akuzat kundër meje janë pa baza. Akuzat janë ngritur në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast.
 
Çështja është ngritur nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të policisë greke.
 
E gjithë dosja ime është ngritur për arsye politike. Jam informuar nga avokati im se njerëzit e policisë greke e kanë prodhuar dosjen kundër meje në bashkëpunim me Berishën dhe politikanë të opozitës në Shqipëri
 
Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me Berishën për shkak se nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama
” thotë Balili.

Balili vijon më tej duke thënë se e gjitha është një stuhi mediatike dhe se autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë element të hetimit që e fajëson atë.
 
"Disa persona duke e njohur ligjin në Shqipëri, duke lëshuar një urdhër arresti ndaj një shqiptari që nuk ka qenë në Greqi, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në Shqipëri, ndërsa autoriteteve shqiptare dhe nuk u kanë dhënë asnjë element të hetimit.
 
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion, autoritetet greke nuk kanë dërguar asnjë dokument të vetëm.
 
Avokati im në Greqi vazhdimisht bën përpjekje për të dërguar këto dokumente me qëllim që autoritetet shqiptare të vendosim për të ekzekutuar ose jo urdhrin e dhënë nga Greqia, dhe këta nuk e kanë bërë
" shprehet ai.
 
Balili mohon akuzat për trafik droge edhe pse është arrestuar në vitin 2006 me 750 kilogramë hashash.
 
Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje, e cila më pas shfrytëzohet nga Berisha dhe opozita në mënyrë që të dëmtojnë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për ti dhënë drejtësisë.

Fakti që rasti është ngritur edhe nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të policisë greke të cilët kanë bashkëpunuar, ndoshta edhe për simpati të veçanta politike në Greqi nga ana e partisë së ish-kryeministrit Berisha
”.
 
Në fund të prononcimit të tij, Balili mohon faktin që jeton në luks duke thënë se bën një jetë modeste
 
 “Kam lexuar se më kanë pagëzuar ‘”Escobari i Ballkanit”, por jam i habitur dhe ju mund të bëni hetime për të gjetur nëse kam bërë jetë luksoze.
 
Si mundet që ky njeri të jetë “Escobari i Ballkanit”, që ka miliona euro dhe zgjohet në 6 të mëngjesit për të shkuar në punë, në drejtorinë e Transportit në Sarandë. Kam një familje që bën një jetë modeste si mijëra shqiptarë të tjerë.

Nuk kam as makinë luksoze dhe sigurisht as shtëpi luksoze?
” thotë 44-vjeçari shqiptar i cili shpjegon se vëllezërit e motrat janë pronarët e hoteleve, që ai bleu me kreditë e ligjshme nga bankat shqiptare.

Klemend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh dhe akuzohet si organizatori i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe jo vetëm.

46-vjeçari që akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike për 2 vite ishte Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.
 
Hetimi ndaj Kelmend Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.


d.b/shqiptarja.com