Megjithëse njeriu më i kërkuar Klemend Balili u vetëparaqit tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu (SHIKO KËTU) dhe tashmë ndodhet përballë gjykatës, kompanitë e vëllait të tij, Bashkim Balili, nuk kanë pasur asnjë pengesë ligjore për të fituar tendera publike për ruajtjen e godinave të prokurorive në vend.
Më konkretisht në 21 janar 2019, vetëm 6 ditë kur Klemend Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjes dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë.
Tenderi ka një vlerë prej 26 milion lekë të vjetra. Kjo kompani konkuronte e vetme në këtë tender dhe se është shpallur fituese disa herë. Kompania në fjalë zotërohet nga vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili. Kujtojmë që kompanisë “Balili-Co” nga ish-drejtori i policisë Çako iu hoq liçensa për polici private, (SHIKO KËTU) por pas një procesi gjyqësor në gjykatën administrative, kompania arriti të rrëzojë vendimin e ish-kryepolicit Çako dhe të rifillojë sërish aktivitetin e saj tregtar.
Tenderi i fituar nga vëllai i Klement Balilit
Klemend Balili për më shumë se dy vjetësh është vënë në qëndër të ciklonit, pasi akuzohet nga prokuroria për Krime të Rënda për katër akuza të rënda si: Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim; grup i strukturuar kriminal; fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
e c'te keqe ka a eshte i rregulle i vllai apo i beni si ne kohen e enverit arrateseshe njeri dhe interrnoshe gjithe fise cikini keto
Përgjigjuore jeni mir ju po pse se esht klementi trafikant duhet te internohet dhe ter fisi klementit. edhe thoni per enverin ju pastaj
Përgjigju